RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Emigrantët, BE: Roma nën presion, është problem i të gjithëve

emigrantet,-be:-roma-nen-presion,-eshte-problem-i-te-gjitheve

Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson ka dalë në krah të Italisë për çështjen e emigrantëve. Ajo tha se autoritetet po kryejnë shumë operacione shpëtimi në det dhe se problemi i emigrantëve nuk është një çështje vetëm italiane por evropiane, raportojnë mediat e huaja.

“Është shumë e qartë se Italia është nën presion të madh. Autoritetet po kryejnë shumë operacione shpëtimi në det” dhe “duhet të tregojmë se nuk është vetëm një çështje italiane, por një çështje evropiane”, tha ajo. Ajo theksoi se vendimi i qeverisë italiane për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme është brenda kompetencave të saj.

Kjo deklaratë vjen pak ditë pas përplasjes mes Italisë dhe Francës, pasi kjo e fundit akuzoi qeverinë e Giorgia Melonit si të paaftë për të menaxhuar urgjencën, duke nxitur reagimin e ministrit të Jashtëm, Antonio Tajani, i cili vendosi që të anulojë udhëtimin që kishte planifikuar për në Francë. /abcnews

Related posts

“Forcat ruse janë shumë të dobëta për të parandaluar sulmet ukrainase”

admin

Rreth 1200 emigrantë zbarkuan në Itali brenda një dite

admin

Australianët protestojnë kundër sulmeve izraelite

admin