Vijojnë operacionet në det ku qindra emigrantë nga Lindja apo Afrika duan të mbërrijnë në brigjet italiane. 73 persona u shpëtuan në detin Mesdhe të shtunën në mbrëmje.
Fulvia Conte, e cila është përgjegjëse për operacionet e shpëtimit, bëri me dije se gjatë të premtes, një anije u mbyt ku humbën jetën 3 persona.
“Kjo është ajo që shkaktojnë politikat e migracionit të Evropës dhe vendet bregdetare. OJQ-të duhet të kompensojnë disi mungesën e koordinimit në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve në vështirësi në këtë pjesë të detit por edhe mungesën e kanaleve të sigurta të hyrjes për të shpëtuar nga Libia” u shpreh Conte.
Autoritetet italiane caktojnë Ankonën si port të sigurt për anijet e shpëtimit.
Sipas organizatave porti është shumë larg duke që parashikimet e motit përkeqësohen nga e hëna.
Ata thonë gjithashtu se dekreti i ri i qeverisë që rregullon aktivitetin e anijeve të shpëtimit do ta bënte Mesdheun edhe më vdekjeprurës.
“Il Centro di coordinamento dei soccorsi italiano ha rifiutato alla #Geobarents e alla #OceanViking di poter trasferire i sopravvissuti su una sola nave, in modo da avere l’altra ancora disponibile per i salvataggi, in caso di bisogno” Fulvia Conte @MSF_Sea pic.twitter.com/EnOQRV07Mb
— MediciSenzaFrontiere (@MSF_ITALIA) January 8, 2023