RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Emigrimi, kërcënim për ekonominë dhe demografinë në Ballkan

emigrimi,-kercenim-per-ekonomine-dhe-demografine-ne-ballkan

Bosnja dhe Hercegovina po përballet me rënie afatgjatë të popullsisë, duke iu bashkuar vendeve të tjera të rajonit si Serbia, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas të dhënave, në vetëm tre vjet numri i vdekjeve në Bosnje ka tejkaluar lindjet me afro 30 mijë raste. Vendi, që ka rreth tre milionë banorë, po përballet jo vetëm me plakjen e popullsisë, por edhe me emigrim të vazhdueshëm.

Në emisionin “Across The Balkans”, analisti ekonomik Admir Cavalic flet për ndikimin e emigrimit dhe rrezikun që ai paraqet për mbijetesën afatgjatë ekonomike të vendit.

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut, protestat e studentëve shqiptarë të drejtësisë po shndërrohen në krizë më të gjerë politike. Ata kërkojnë të drejtën për t’i dhënë provimet në gjuhën shqipe, duke thënë se kjo e drejtë garantohet me ligj. Qeveria ka premtuar zgjidhje ligjore, por përplasjet mes institucioneve kanë nxitur akuza për diskriminim dhe pengesa politike.

Po ashtu, një brez i ri artistësh në Sarajevë dhe Prishtinë po përdor muralet dhe grafitet për të ndërtuar ura komunikimi dhe për të krijuar narrativa të reja në hapësirat urbane.

“Across The Balkans”, i drejtuar nga Nadja Muftic në TRT World, trajton çështjet dhe sfidat që po formësojnë Evropën Juglindore. /mesazhi

Related posts

Spanja i quan “të papranueshme” sulmet e fundit izraelite ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Liban

RTI

Shefi i OKB-së: Bota nuk mund të lejojë që Li’bani të bëhet Ga’za e re

admin

Kurteshi: Ka qindra dëshmi që vërtetojnë se Astrit Dehari është vrarë

Muhamet Ramadani