RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Emiratet, veç bombave iraniane kanë dhe këtë hall…

emiratet,-vec-bombave-iraniane-kane-dhe-kete-hall…

Autoritetet e Dubait paralajmërojnë influencuesit se mund të përfundojnë në burg për postimet e tyre

Influencuesit dhe përdoruesit e mediave sociale në Dubai janë paralajmëruar se mund të përfundojnë në burg nëse postojnë përmbajtje që lidhet me konfliktin e vazhdueshëm me Iranin.

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë thënë se çdo postim që konsiderohet i dëmshëm për rendin publik, unitetin kombëtar ose reputacionin e vendit mund të rezultojë në një gjobë deri në 77,000 dollarë ose burgim, sipas Telegraph.

Një influencuese me bazë në Dubai u ka thënë mediave britanike se ka fshirë një video që tregon një copë mbeturinash rakete që digjet pranë apartamentit të saj. Ajo tha se përdoruesit e mediave sociale duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm me atë që postojnë.

Organizata Detained in Dubai kujton se më parë ka përfaqësuar shumë të huaj që u ndëshkuan në atë vend për postime në Twitter, Facebook, Instagram apo edhe mesazhe në WhatsApp.

Tensionet u rritën pas rënies së mbetjeve të raketave iraniane të kapura në Dubai gjatë fundjavës. Pjesë të raketave goditën hotelin turistik Fairmont në ishullin artificial Palm Jumeirah, ndërsa mbetjet e raketave thuhet se ranë pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait. Dëmtime u raportuan gjithashtu në zonën e portit të Jebel Ali, si dhe në disa ndërtesa civile në qytet.

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kujtojnë se ligjet e krimit kibernetik të vendit janë ndër më të rreptat në botë. Çdo koment mbi konfliktet rajonale, politikën shtetërore ose çështjet e sigurisë mund të interpretohet si vepër penale.

Zyrtarët pretendojnë se qëllimi i masave të tilla është parandalimi i përhapjes së panikut dhe dezinformimit në mesin e popullsisë.

Pasagjerët në anijet turistike që mbetën të ankoruara në brigjet e Dubait për arsye sigurie morën paralajmërime të ngjashme. Organizatat për të drejtat e të huajve paralajmërojnë se shumë vizitorë nuk janë në dijeni se sa të rrepta janë rregullat për publikimin e përmbajtjes në internet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se postimet e pakujdesshme mund të çojnë në pasoja të rënda ligjore. /tesheshi

Related posts

Meloni: Italia do t’i bashkohet “Bordit të Paqes” si vëzhguese

RTI

Slloveni, fëmijët morën pjesë në aksionin për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Türkiye dhe Siri

admin

“Jashtë është ferr”/ Vala e të nxehtit në pjesë të Evropës jugore dhe qendrore shkakton alarme! Associated Press: Nga Italia, Shqipëria, Çekia e Greqia, temperaturat mbi 40 gradë

admin