RTV AHIRETI
Lajme

Ende pas 13 viteve nuk dihet se kush e vrau heroin, Enver Zymberi

ende-pas-13-viteve-nuk-dihet-se-kush-e-vrau-heroin,-enver-zymberi

 

Janë bërë 13 vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në Veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak ku kishte mbetur i vrarë polici Enver Zymberi.

Por, kur ka kaluar më shumë se një dekadë, ende nuk dihet kush e vrau zyrtarin policor Enver Zymberi, më 26 korrik të vitit 2011.

Për këtë vrasje, sipas Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), kanë qenë të dyshuar dhjetë persona, ndërsa autoritetet kosovare kanë premtuar se do të ndriçojnë rastin.

Ish-shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, në një intervistë të dhënë pati thënë se rasti në fjalë ‘’ka qenë shumë i ndërlikuar’’.

‘’E kemi një arkiv goxha të madh i cili është në dispozicion për të gjithë. Fillimisht kanë qenë dhjetë persona të dyshuar të cilët i kemi trajtuar, por përveç dy prej tyre, të gjithë janë liruar dhe shfajësuar. Procedura është bërë më ndihmën e një prokurori të EULEX-it dhe Prokurorisë së Mitrovicës’’, kishte treguar Wigemark.

Wigemark po ashtu pati potencuar për AP se janë bërë hetime “komplekse”, porse ende nuk janë zbuluar autorët e vrasjes së policit nga Vushtrria.

 

Kryeministri Albin Kurti, thotë se në këtë përvjetor të tij, sovraniteti shtetëror dhe tërësia territoriale, sundimi i ligjit dhe rendi publik në veri të vendit, janë në një nivel krejt tjetër

Kurti tha se operacioni i Policisë së Kosovës kundër grupit terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar, është dëshmia më e mirë e nivelit të policëve të vendit dhe e faktit që angazhimi dhe rënia e Zymerit nuk kanë shkuar kot.

“Me policë trima si Enveri dhe si shokët e kolegët e tij, Kosova do t’i dalë zot gjithë territorit dhe qytetarëve të saj, duke e mbrojtur demokracinë dhe tërësinë e saj”, u shpreh kryeministri.

 

 

The post Ende pas 13 viteve nuk dihet se kush e vrau heroin, Enver Zymberi first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Pakistani: Edhe sa fëmijë duhet të vriten për ta qetësuar zemërimin e Izraelit?

admin6

Papa Françesku nga Bahreini bën thirrje “për heshtjen e armëve”

admin

Arabia Saudite dhe EBA dënojnë thirrjen e ministrit iz’raelit për të ndërtuar sinagogë në Xhaminë Al-Ak’sa

admin6