RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Situata e rënduar nga vërshimet, në këto komuna sot nuk mbahet mësimi

situata-e-renduar-nga-vershimet,-ne-keto-komuna-sot-nuk-mbahet-mesimi

Në shkollat e komunave të Klinës dhe Skenderajt, të premten nuk do të mbahet mësim për shkak të situatës së krijuar nga vërshimet.Kështu kanë bërë të ditur dy komunat në llogarinë zyrtare në Facebook.

“Duke e parë gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, ku në disa fshatra qarkullimi është vështirësuar në masë të madhe, Drejtoria Komunale e Arsimit, në konsultim me drejtorë të shkollave dhe prindër, ka vendosur që nesër, ditë e premte, të mos mbahet mësim në shkollat e komunës së Klinës”, thuhet në njoftim e Komunës së Klinës.Po ashtu edhe në Komuna Skenderajt ka lajmëruar se nuk do të ketë mësim.“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme pas reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve të shumta, nesër (ditën e premte) nuk do të mbahet mësimi në shkollat e komunës sonë. Gjithashtu, anulohen të gjitha aktivitetet e tjera të parapara për ditën e nesërme”, bën të ditur Komuna e Skenderajt.

Ndërkaq, Policia e Kosovës në ato zona ku ka potencial për vërshime, ka shtuar patrullimet dhe verifikuar situatën, duke u angazhuar së bashku me AME-në, zjarrfikësit e njësitet emergjente komunale etj., si dhe janë duke koordinuar veprimet për reagime në ato zona ku ka nevojë.Deri me tani nuk dihen dëmet materiale që ka shkaktuar shiu.

Related posts

Kancelari gjerman përgëzon presidentin turk për fitoren në zgjedhje

rezart morina

KMDLNj: Përgjegjësia para ligjit e njëjtë për të gjithë, jo përgjegjësi selektive

rezart morina

Konfiskohen mbi 30 kilogramë marihuanë – arrestohet një person në Malishevë

admin