RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

endrit-nika-denohet-me-18-vjet-burgim-per-vrasjen-e-argjentinases-ne-fushe-kosove

Endrit Nika është dënuar me 18 vjet burgim për vrasjen e të dashurës së tij argjentinase, Maria Clara Urdangaray.

Vendimi u shpall në prani të familjarëve të viktimës, të cilët në sallën e gjykimit mbanin me vete fotografi të së ndjerës. Të pranishëm ishin edhe familjarët e të dënuarit.

Sipas aktakuzës, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit, Nika fillimisht e ka goditur vazhdimisht viktimën dhe më pas ka tentuar ta shkelë me veturë në parkingun e një hoteli në Fushë-Kosovë. Prokuroria ka bërë të ditur se dhuna ka vazhduar edhe në dhomën e hotelit, ku në një moment ai e ka hedhur 27-vjeçaren nga dritarja e katit të gjashtë.

Nika është shpallur fajtor për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Ndërkaq, në seancën fillestare të mbajtur më 28 maj të vitit të kaluar, ai ishte deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave.

Related posts

OKB: Mbi 1.3 milionë pa’lestinezë janë zhvendosur nga Ra’fah brenda 6 javëve

Muhamet Ramadani

Policia franceze arrestoi mbi 1.300 persona në natën e katërt të protestave të dhunshme

admin

Sefer Isufi emërohet këshilltar ushtarak i presidentes Osmani

admin