Qeveria angleze ka konfirmuar se enët që janë për një përdorim do të ndalohen të Angli, si përpjekje për të reduktuar ndotjen.
Shifrat tregojnë se çdo vit Anglia përdor rreth 1.1 miliardë pjata për një përdorim dhe vetëm 10 për qind e të cilave riciklohen pasi përdoren.
Sipas një studimi, artikujt e plastikës që kanë të bëjnë me ushqimin dhe pijet në dorëzim, përbëjnë pjesën më të madhe të mbeturinave në oqeanet e botës, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Sekretarja britanike e mjedisit, Therese Coffey, ka vendosur të ndalojë një grup artikujsh plastike për një përdorim, duke konfirmuar raportet e bëra muajin e kaluar.
Masa vjen pas një konsultimi për këtë çështje nga Departamenti për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale që u zhvillua nga nëntori i viti 2021 deri në shkurt të vitit 2022.
“Një pirun plastik mund të marrë 200 vjet për t’u dekompozuar, domethënë dy shekuj në deponi ose duke ndotur oqeanet tona,” tha Coffey.