RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: 319 000 shtëpi brenda një viti në rajonin e goditur nga tërmeti

erdogan:-319-000-shtepi-brenda-nje-viti-ne-rajonin-e-goditur-nga-termeti

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan,ka premtuar se do të shërojë plagët e shkaktuara nga tërmetet e fuqishme që goditën rajonin jugor të vendit të tij muajin e kaluar duke marrë jetën e mbi 50 mijë banorëve.

“Ne po punojmë ditë e natë për të shëruar plagët e shkaktuara nga tërmeti në zemrat e miliona e njerëzve”, tha presidenti Erdogan në një ceremoni të hedhjes së themeleve në provincën Adıyaman.

Erdogan njoftoi se Turqia planifikon të ndërtojë 319 mijë shtëpi brenda një viti në rajonin e goditur nga tërmeti.

“Në njërën anë po krijojmë hapësira të përkohshme akomoduese, ndërsa në anën tjetër po fillojmë ndërtimin e banesave të përhershme”, tha ai duke shtuar se deri më tani ka filluar ndërtimi i 56 323 shtëpive.

Më 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 11 provinca turke.

Nga to u prekën mbi 13,5 milionë persona, përfshirë Sirinë Veriore. /atsh

Related posts

Çfarë po ndodh në Poloni? Pas sulmeve të fundit me raketa në Ukrainë, autoritetet aktivizojnë avionët luftarakë

admin

SHBA humb rreth një duzinë dronësh Reaper mbi Iran teksa fushata ajrore intensifikohet

RTI

Veteranët të gatshëm për protesta, nëse nuk përfshihen në pagën minimale

Muhamet Ramadani