Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se vetëm në Turqi kanë vdekur 912 persona dhe janë lënduar 5 mijë e 383 si pasojë e tërmetit.
Ai shtoi se nuk mund të parashikojë se sa do të rritet numri i të vdekurve, ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
Kjo është fatkeqësia më e madhe e vendit që nga viti 1939, u tha Erdogan gazetarëve, duke shtuar se 2 mijë e 818 ndërtesa u shembën si pasojë e tërmetit, transmeton teve1.info
Në mëngjesin e sotëm, Turqia dhe Siria janë goditur nga tërmeti, i cili ka lënë të vdekur qindra persona.