Punimet rreth rindërtimit të Hatayit, presidenti Erdoğan paralajmëroi se do t’i monitorojë personalisht.
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka vizituar të dielën (12 mars) provincën Hatay në jug të vendit dhe me atë rast ka njoftuar se në këtë qytet do të ndërtohen afër 200 mijë njësi banimi.
Gjatë vizitës së tij, presidenti Erdoğan foli për planet për të ndërtuar banesa pas tërmeteve katastrofike të 6 shkurtit.
“Në periudhën e ardhshme ne do të vijmë në qytetin tonë në çdo rast dhe do të monitorojmë personalisht se si po ecin punimet”, tha Erdoğan.
“Ne planifikojmë në Hatay të ndërtojmë 183.000 njësi banimi në qytet dhe 15.000 shtëpi në fshat”, tha Erdoğan.
Duke folur para mediave ai ndau gjithashtu informacione për atë që është bërë deri më tani në rajonet e prekura nga tërmeti.
“Deri më tani ne kemi ngritur 426 mijë tenda në zonat e prekura nga tërmeti, në dy muaj planifikojmë të vendosim 100 mijë kontejnerë”, tha Erdoğan.
Fjalimin presidenti Erdoğan e mbajti edhe në rajonin Samandag, nga ku theksoi se Turqia ishte e aftë të kalojë testin e tërmeteve të 6 shkurtit./trt
Hatay Antakya’dayızhttps://t.co/dNPSaf2x2q
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) March 12, 2023