Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, akuzoi Perëndimin për zbatim të “standardeve të dyfishta” për sa i përket lirisë së medias, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në ceremoninë e 7-të të Çmimeve të Medias Anadolu në kryeqytetin Ankara, Erdoğan tha: “Ata që akuzojnë Turqinë për censurë, heshtin për ata (Twitter) që bëjnë censurë të vërtetë”.
“Ne të gjithë e dimë se ata që kanë kritikuar demokracinë, të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit në Turqi, sa fashistë janë kur bëhet fjalë për veten dhe interesat e tyre”, shtoi Erdoğan.
Ai gjithashtu kritikoi ata që kanë pritur anëtarë të organizatës terroriste FETO të cilët publikuan sekrete shtetërore, duke u paraqitur si gazetarë.
Duke iu referuar protestave të parkut Gezi të vitit 2013, Erdoğan tha se ata që u përpoqën t’i paraqisnin “grabitësit në Turqi si heronj, i përkufizuan demonstruesit si terroristë kur ngjarje të ngjashme ndodhën në Paris”.
7. Anadolu Medya Ödüllerihttps://t.co/cE6yHTwvw7
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) January 4, 2023