Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se misioni i astronautit të parë të Turqisë, Alper Gezeravcı, ka shënuar fillimin e një epoke të re për eksplorimin turk të hapësirës, raporton Anadolu.
Gjatë një video-telefonate me astronautin Gezeravcı, Erdoğan tha se me këtë mision kritik në kuadër të Programit Kombëtar Turk të Hapësirës, ai është bërë një frymëzim për të gjithë në vend, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.
Gezeravcı në video-telefonatë, nga ana e tij, tha: “Derisa hyjmë në ‘Shekullin e Turqisë’, jam krenar që përfaqësoj vendim tim në këtë mision kuptimplotë dhe mbaj flamurin tonë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës”.
Duke dhënë detaje rreth eksperimenteve që ai do të kryejë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, astronauti turk theksoi: “Unë përfundova detyrën time të parë duke transferuar konfigurimet tona eksperimentale nga kapsula Dragon në zonën e tyre të ruajtjes para eksperimentit”.
Presidenti Erdoğan tha se Gezeravcı është astronauti i parë turk, por ai nuk do të jetë i fundit.
“Turqia ka zënë vendin e saj midis vendeve që kryejnë misione hapësinore me njerëz”, tha presidenti turk.
Misioni Ax-3 me astronautin Gezeravcı në bord, u nis nga Kennedy në Florida, Qendra Hapësinore e NASA-s, të enjten në ora 16:49 ET (21:49 GMT) me një raketë Falcon 9 të kompanisë private të eksplorimit të hapësirës SpaceX.
Kapsula e ekuipazhit Dragon u ankorua në orën 05:42 EST (10:42 GMT) dhe ekuipazhi hyri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në 07:16 EST. Ekipi prej katër personash do të kryejë më shumë se 30 kërkime shkencore gjatë qëndrimit të tyre 14-ditor, me astronautin Gezeravcı përgjegjës për 13 hulumtime.
Cumhurbaşkanımız @RTErdogan:
“Artık Türkiye de insanlı uzay görevi gerçekleştiren sayılı ülkeler arasında yerini aldı. İnşallah bu yolculuğumuz güçlenerek devam edecek.” pic.twitter.com/k8OMBc2FvZ
— Erdoğan Dijital Medya (@RTEdijital) January 22, 2024