RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Ambasada turke nuk është larguar nga Sudani pavarësisht ngjarjeve

erdogan:-ambasada-turke-nuk-eshte-larguar-nga-sudani-pavaresisht-ngjarjeve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me liderin e Forcave të Armatosura të Sudanit (SAF), Abdel Fattah al-Burhan, ka theksuar se pavarësisht ngjarjeve, ambasada turke nuk është larguar nga Sudani, transmeton Anadolu.

Drejtoria Turke e Komunikimeve tha se Erdoğan dhe al-Burhan shkëmbyen urime për festën muslimane të Kurban Bajramit dhe shprehën urimet që festa të sjellë bekime për popullin sudanez dhe botën islame.

Erdoğan tha se për fat të keq zhvillimet në Sudan na kanë bërë të festojmë një tjetër Bajram me trishtim dhe u shpreh se Turqia ndjek nga afër ngjarjet në Sudan.

“Presidenti Erdoğan theksoi se pavarësisht ngjarjeve, ambasada turke nuk është larguar nga Sudani, duke mundësuar që aktivitetet të vazhdojnë pa ndërprerë nga Porti Sudan”, thuhet në njoftim.

Related posts

Çdo të thotë të jesh i devotshëm – Vladimir Kera

RTI

Dalin shëndosh e mirë të gjithë minatorët e ngujuar në Trepçë

rezart morina

Rusia përgatitet për një fushatë rekrutimi ushtarak, synohen 400 mijë trupa shtesë

admin