RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Armenia do të përballet me ‘pasoja’ për ‘qëndrimin e saj agresiv’ dhe shkeljen e marrëveshjes

erdogan:-armenia-do-te-perballet-me-‘pasoja’-per-‘qendrimin-e-saj-agresiv’-dhe-shkeljen-e-marreveshjes

Shkeljet e fundit të marrëveshjes së paqes së vitit 2020 nga ana e Armenisë, që rezultuan në tensione të reja kufitare me Azerbajxhanin, janë “të papranueshme”, tha sot presidenti turk Recep Tayyip Erdoğam, duke përsëritur mbështetjen e Ankarasë për Azerbajxhanin, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një ngjarje në kryeqytetin Ankara, Erdoğan tha se Turqia i sheh tensionet e fundit kufitare si rezultat i shkeljes nga Armenia të marrëveshjes së nëntorit 2020 që i dha fund luftës së Karabakut që rezultoi në fitoren e Azerbajxhanit, duke shtuar se ai i konsideron këto shkelje “të papranueshme”.

Erdoğan përsëriti gjithashtu mbështetjen e vendit të tij për Azerbajxhanin, duke thënë: “E gjithë bota duhet ta dijë se ne qëndrojmë pranë vëllezërve tanë azerbajxhanas”

Turqia shpreson se Armenia do të tërhiqet nga rruga e gabuar dhe të bëjë përpjekje për paqen, tha ai, duke shtuar se Armenia do të përballet me ‘pasoja’ për ‘qëndrimin e saj agresiv’ dhe shkeljen e marrëveshjes.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë pasur marrëdhënie të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Nagorno-Karabakun, i njohur gjithashtu si Malësia e Karabakut, territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Në vitin 2020, Azerbajxhani çliroi disa qytete dhe mbi 300 vendbanime dhe fshatra që ishin të pushtuara nga Armenia, dhe luftimet përfunduan me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia.

Related posts

15 të vdekur në kampin e refugjatëve në Libanin jugor nga luftimet njëavore

rezart morina

Izraeli liron palestinezin pasi kaloi 40 vite në burg

admin

Putin takon Lukashenkon, çfarë u diskutua mes dy liderëve

admin