Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se bashkëpunimi strategjik mes Ankarasë dhe Washingtonit po zgjerohet në të gjitha fushat, si dhe ka theksuar se Turqia synon ta shndërrojë përputhjen politike në lidhje më të forta ekonomike, transmeton Anadolu.
“Ne së fundmi përfunduam marrëveshje të rëndësishme me SHBA-në në fushën e energjisë, aviacionit dhe sektorëve të tjerë kritikë, përmes përpjekjeve tona të përbashkëta”, tha Erdogan gjatë një fjalimi para përfaqësuesve të biznesit në New York.
Ai shtoi se industria e mbrojtjes së Turqisë, e cila përmbush standardet e NATO-s, ka arritur kapacitetin për të kontribuar në sigurinë e furnizimit të aleatëve të saj.

