RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Erdogan bisedë telefonike me Zelenskyn: “Dëshira më e madhe” e Turqisë është vendosja e paqes në Ukrainë

erdogan-bisede-telefonike-me-zelenskyn:-“deshira-me-e-madhe”-e-turqise-eshte-vendosja-e-paqes-ne-ukraine

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kanë realizuar një bisedë telefonike në të cilën diskutuan zhvillimet e fundit në luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Duke theksuar se tryeza e negociataave duhet të mbahet e hapur pasi zgjidhja mes Ukrainës dhe Rusisë do të arrihet vetëm përmes diplomacisë, presidenti Erdogan deklaroi se Türkiye është e gatshme të japë çdo mbështetje, përfshirë lehtësimin dhe ndërmjetësimin në Procesin e Istanbul-it”, njoftoi Drejtoria Turke e Komunikimeve.

Më tej, thuhet se Erdogan theksoi se dëshira më e madhe e Türkiye-s është vendosja e paqes në Ukrainë dhe se Türqia vazhdon të punojë në planin e Kombeve të Bashkuara (OKB) që synon të sigurojë që drithërat e Ukrainës të arrijnë tregjet botërore.

Presidenti turk gjithashtu falënderoi presidentin ukrainas për urimin e Bajramit që Zelenskyy e bëri në gjuhën turke në një video-mesazh me rastin e Kurban Bajramit.

Related posts

Zyrtarët policorë marrin disa dokumente në MINT, largohen nga objekti

Muhamet Ramadani

Dy palestinezë vriten dhe disa plagosen në sulmin izraelit me dron në Gaza

admin

Bislimi për dinarin: Serbia synon të krijojë tension artificial

admin