Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka dënuar djegien e Kuranit në Suedi, duke theksuar se “asnjë individ nuk e ka lirinë të ofendojë besimin e muslimanëve apo feve të tjera”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ata që lejojnë akte të tilla të turpshme përpara ambasadës turke në Stolkholm nuk mund të presin lajme të mira nga Ankaraja për anëtarësimin në NATO”, tha Erdoğan pas mbledhjes së kabinetit në Ankara.
Komentet e presidentit turk vijnë pasi Rasmus Paludan, lider i partisë daneze të ekstremit të djathtë Stram Kurs, nën mbrojtjen e policisë dhe me lejen e qeverisë të shtunën dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Stokholm.
“Nëse nuk e respektoni fenë e Turqisë apo muslimanët, nuk do të merrni asnjë mbështetje nga ne në NATO”, theksoi Erdoğan.
Për protestën provokuese të fundit të mbështetësve të grupit terrorist PKK, për të cilën Stokholmi dha leje, presidenti Erdoğan tha, “Nëse ata i duan aq shumë anëtarët e grupeve terroriste dhe armiqtë e Islamit, ne i këshillojmë që t’ua delegojnë atyre edhe mbrojtjen e vendit”, u shpreh ai.
Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.
Në muajin maj, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.
Por Turqia, një anëtare e NATO-s më shumë se 70 vjet, shprehu kundërshtime, duke i akuzuar të dy vendet se tolerojnë dhe madje edhe mbështesin grupet terroriste, përfshirë PKK-në.
Qershorin e kaluar, Turqia dhe dy vendet nordike nënshkruan një memorandum për të adresuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Ankarasë, duke i hapur rrugën anëtarësimit të tyre përfundimtar në aleancë.
Por demontratat e fundit provokuese nga mbështetësit e grupeve terroriste dhe figurat islamofobike në Stokholm kanë bërë që liderët turq të vënë në pikëpyetje angazhimin e Suedisë për të ndërmarrë hapat e nevojshme për të fituar anëtarësimin në NATO.
İsveç’teki çirkin eylem, en başta Müslümanlar olmak üzere insanların temel hak ve özgürlüklerine saygı duyan herkese yapılmış bir hakarettir.
Rabbimizin koruması altındaki Kur’an-ı Kerim, bir “haçlı artığının” onun nüshasını yakmasıyla asla zarar görmeyecektir… pic.twitter.com/Comr0QKrNF
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) January 23, 2023