RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan dhe Abbas diskutojnë luftën në Rripin e Gazës

erdogan-dhe-abbas-diskutojne-luften-ne-rripin-e-gazes

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka planifikuar të takohet të martën me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Ankara për të diskutuar negociatat e vazhdueshme në lidhje me luftën në Rripin e rrethuar të Gazës, tha sot kryediplomati i Autoritetit Palestinez (PA).

“Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë luftën në Rripin e Gazës”, tha ministri i Jashtëm palestinez Riyad al-Maliki.

Al-Maliki falënderoi Ankaranë për mbështetjen e palëkundur për çështjen palestineze, gjatë fjalimit të tij në një forum në Antalia.

Erdogan është një kritik i vendosur i politikës së Izraelit për Palestinën dhe kundërshton klasifikimin e Hamasit si një organizatë terroriste, të shpallur tashmë nga vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Homologët e Al-Malikit, Sameh Shoukri i Egjiptit dhe Hakan Fidan i Turqisë, dënuan sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza gjatë bisedimeve dje në Antalia.

“AP është e vetmja fuqi legjitime për të administruar Gazën e pasluftës”, tha al-Maliki, duke hedhur poshtë planet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të patur një kontroll të plotë mbi Gazën dhe konsideruar ato si “politikisht të pavlefshme”.

Related posts

Marrëveshje kundër së djathtës pas rezultatit katastrofal në zgjedhje? E majta dhe partia e Macronit duan të afrohen

admin

Jasharaj: Mosshpërndarja e teksteve mund të shkaktojë probleme në fillimin e vitit shkollor

admin

Abazoviq tregon gatishmëri të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Malit të Zi

admin