Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, diskutuan mbi marrëdhëniet mes Türkiyes dhe Hungarisë, procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian (BE) si dhe çështjet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate të bërë nga drejtoria e komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Erdoğan priti në një takim kryeministrin hungarez Orban.
Në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Hungarisë, procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE si dhe çështjet rajonale dhe globale.
Presidenti Erdoğan në takim theksoi se Turqia vazhdon përpjekjet e saj paqësore për përfundimin e luftës Ukrainë-Rusi dhe të sulmeve të Izraelit kundër Gazës dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të rrisë përpjekjet për ndërtimin e paqes në këto rajone.
Erdoğan u shpreh gjithashtu se gjatë presidencës së Hungarisë, Turqia pret mbështetje për rigjallërimin e procesit të anëtarësimit në BE dhe avancimin e marrëdhënieve.