RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

“Zoti është i madh”, familja prej pesë anëtarësh shpëtohet nga shtëpia e tyre e shembur

“zoti-eshte-i-madh”,-familja-prej-pese-anetaresh-shpetohet-nga-shtepia-e-tyre-e-shembur

Një familje prej pesë anëtarësh u nxorën nga rrënojat të sigurt në provincën Gaziantep të Turqisë disa ditë pas tërmetit të së hënës.

Familja raportohet se ka mbijetuar në shtëpinë e tyre të shembur në rajon, e cila ndodhet afër epiqendrës së tërmetit me magnitudë 7.8 ballë.

Pasi prindërit dhe dy vajzat dhe djali i tyre u shpëtuan, ekipet e shpëtimit raportohet se kanë brohoritur “Zoti është i madh!”.

Ekipet e shpëtimit ende vijojnë punën në përpjekje për të shpëtuar jetë.

Gjithashtu një shpëtim tjetër i mrekullueshëm u realizua sot, ku një vajzë shtatëvjeçare u nxor nga rrënojat e tërmetit në provincën e Hatay pas pothuajse 132 orësh.

Related posts

Ishte për herë të fundit në 2023, Putin do të vizitojë sërish Kinën gjatë kësaj jave

admin

U vranë nga xhihadistë dhe rebelë, Wagneri pëson humbje të mëdha në Sahel të Afrikës

admin

Pse Arabia Saudite po investon dhjetëra miliarda dollarë për videolojëra?

Muhamet Ramadani