RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan dhe Zelenskyy diskutojnë zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë, marrëveshjen e drithit

erdogan-dhe-zelenskyy-diskutojne-zhvillimet-ne-luften-rusi-ukraine,-marreveshjen-e-drithit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy ku u diskutuan zhvillimet në luftën në vazhdim e sipër midis Moskës dhe Kievit dhe marrëveshjen e drithit të Istanbul-it, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas presidencës turke, Erdoğan falënderoi homologun e tij ukrainas Zelenskyy për “qëndrimin e tij konstruktiv” ndaj zgjatjes së marrëveshjes historike të drithërave.

Duke vënë në dukje përvojat pozitive të fituara nga marrëveshja dhe shkëmbimi i të burgosurve, Erdoğan tha se të gjithë do të përfitonin sikur ta zgjeronin këtë mirëkuptim në rrugën e negociatave, veçanërisht në armëpushimin.

Presidenti Erdoğan falënderoi gjithashtu homologun e tij ukrainas për ngushëllimet e shprehura për sulmin terrorist vdekjeprurës në Stamboll që shkaktoi vdekjen e gjashtë personave dhe ku u plagosën 81 të tjerë.

Në një postim në Twitter, Zelenskyy tha: “Në një telefonatë me presidentin Erdoğan ne vlerësuam zgjatjen e marrëveshjes së drithit. Falënderova për mbështetjen e nismës sonë ‘Drithë nga Ukraina’ (#GrainfromUkraine) dhe sigurova se Ukraina do të mbetet një garantues i stabilitetit ushqimor. U diskutua gjithashtu për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe energjisë”.

Javën e kaluar, disa ditë përpara skadimit të saj të planifikuar, marrëveshja historike e drithit e nënshkruar në Stamboll nga Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina u zgjat edhe për 120 ditë të tjera, duke filluar nga 19 nëntori.

Related posts

Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime

Muhamet Ramadani

Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220.000 efektivë për shkak të shqetësimeve për sigurinë

admin

Trafiku ajror global rritet me 57 për qind në shtator

admin