RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Droni luftarak turk i gjeneratës së re ‘ANKA III’ kryen fluturimin e parë

erdogan:-droni-luftarak-turk-i-gjenerates-se-re-‘anka-iii’-kryen-fluturimin-e-pare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka njoftuar se droni luftarak ajror turk i gjeneratës së re ‘ANKA III’ ka kryer fluturimin e tij të parë, raporton Anadolu.

Sipas prodhuesit të dronit, Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAŞ), ‘ANKA III’ është një sistem që është më i shpejtë falë motorit të tij reaktiv, ka një kapacitet të lartë të mbajtjes së ngarkesës dhe është më pak i dukshëm në radar me strukturën e tij pa bisht.

Mjeti ajror luftarak pa ekuipazh ofron misione të ndryshme si në zbulim, vëzhgim dhe inteligjencë, me municione ajrore-tokësore dhe ajrore-ajrore, si dhe me sisteme radari.

Droni do të jetë në gjendje të kryejë shumë detyra të tilla si funksionimi dhe stafeta e komunikimit së bashku me elementë të tjerë miqësor.

Shpejtësia maksimale e tij është 0,7 mak (mach), respektivisht rreth 864 km, ndërsa lartësia maksimale është 40 mijë këmbë (rreth 12 kilometër).

“Shpresojmë se avioni ynë do të japë një kontribut të fortë në mbrojtjen e vendit tonë me teknologjitë, dizajnin dhe veçoritë e tij të avancuara”, shkroi presidenti Erdoğan në platformën sociale X.

Related posts

Nënshkruhet marrëveshja për grurin mes Ukrainës dhe Rusisë – VIDEO

admin

‘Politika islamofobike’: Shkolla e mesme franceze hyn në grevë për ndalimin e hixhabit

rezart morina

Bullgari – Denkov paraqet qeverinë e re

admin