RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Duartrokitja e gënjeshtrave të Ne’tanyahut, errësim i mendjes për Amerikën

erdogan:-duartrokitja-e-genjeshtrave-te-ne’tanyahut,-erresim-i-mendjes-per-ameriken

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se duartrokitja gjatë fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Kongresin amerikan paraqet një errësim të mendjes për Amerikën, raporton Anadolu.

Gjatë një vizite në qytetin e Rizes që ndodhet në pjesën veriore të Turqisë, Erdoğan foli në një takim me përfaqësues të shoqërisë civile. Ai iu referua fjalimit të fundit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke e quajtur atë të turpshëm.

“Të hapësh tapetin e kuq për dikë si Netanyahu, të shkosh edhe më tej dhe të duartrokasësh gënjeshtrat e tij derisa duart e tyre të fryhen, është një errësim i madh mendor për mendjen amerikane. Një ditë më parë po shikonim së bashku ato skena të turpshme që ndodhën në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara. Ne u turpëruam në emër të njerëzimit përpara asaj që pamë”, tha Erdoğan.

“Kur shohim njerëz që duartrokasin (Netanyahu) vrasësin e 40.000 njerëzve të pafajshëm, ne shqetësohemi jo vetëm për njerëzimin, por edhe për të ardhmen tonë”, tha Erdoğan, duke shtuar:

“Kush mund të garantojë se ata që shkatërruan Gazën sot nuk do t’i kthejnë sytë e tyre të pistë nga Anadolli nesër?”

Related posts

Aksident me fatalitet në Podujevë, vdes një grua

Muhamet Ramadani

Rreth 170 të vr’arë në operacionin ush’tarak iz’raelit në Khan Younis thotë Mbrojtja Civile

Muhamet Ramadani

Bashkimi Evropian: Jemi të gatshme për bisedime me presidentin e ri të Iranit

admin