RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Gjykatat do të korrigjojnë çdo gabim pas burgosjes së Imamoglus

erdogan:-gjykatat-do-te-korrigjojne-cdo-gabim-pas-burgosjes-se-imamoglus

Figura e opozitës Ekrem Imamoglu u dënua me dy vjet e shtatë muaj burg për fyerje të zyrtarëve publikë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se gjykatat do të korrigjojnë të gjitha gabimet në procesin e apelit pas vendimit kundër anëtarëve të opozitës dhe kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu. Ka pranuar se vendimet ligjore nuk mund të injorohen.

Në të parin reagim rreth vendimit për një prej kundërshtarëve me të mëdhënj të tij politik, Erdogan ka deklaruar se nuk shqetësohet se kush do të jetë kandidati për zgjedhjet presidenciale në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Nëse gjykatat kanë bërë një gabim, e korrigjojnë atë.
Sipas tij, ka shumë vendime gjyqësore që ata vetë i kanë kritikuar ashpër, por që nuk do t’i japin të drejtë askujt që të pasurohet nga qeveria apo të anashkalojë vendimet e gjykatave.

Më 14 dhjetor, Imamoglu u dënua në shkallë të parë pasi i quajti “budallenj” ata që vendosën të anulonin zgjedhjet për kryebashkiak të Stambollit në vitin 2019. Ai fitoi ato zgjedhje. Më bindshëm triumfoi në zgjedhjet e përsëritura.

Vendimi kundër kryebashkiakut të metropolit turk e bashkoi bllokun rreth asaj që ata e konsiderojnë luftë për demokraci, shtet të së drejtës dhe drejtësisë. Mijëra qytetarë u mblodhën në mitingjet e udhëhequra nga Imamoglu, i cili njoftoi se do të apelonte vendimin.

Kritikët thonë se gjyqësori i Turqisë po ndikohet nga presidenti Erdogan për të ndëshkuar kritikët e tij. Qeveria pretendon se gjykatat janë të pavarura. /mesazhi

Related posts

Raportim: Hakerët vjedhin të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit dhe i ofrojnë për shitje

admin

11 të vrarë nga 3 sulme amerikane ndaj mjeteve detare të lidhura me ‘trafik droge’ në Paqësor dhe Karaibe

admin

Izraeli shtrëngon kufizimet e hyrjes në Al-Aksa të premten e parë të Ramazanit

Irfan Jahiu