RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Hapat e ndërmarra me Izraelin nuk do të dobësojnë mbështetjen e Turqisë për Palestinën

erdogan:-hapat-e-ndermarra-me-izraelin-nuk-do-te-dobesojne-mbeshtetjen-e-turqise-per-palestinen

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se hapat e fundit për të normalizuar lidhjet e Turqisë me Izraelin nuk do të dobësojnë mbështetjen e vendit për Palestinën, raporton Anadolu Agency (AA).

“Hapat e ndërmarra në marrëdhëniet tona me Izraelin në asnjë mënyrë nuk do të dobësojnë mbështetjen tonë për çështjen palestineze”, tha presidenti Erdoğan në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me homologun e tij palestinez, Mahmoud Abbas.

Vizita treditore e presidentit Abbas vjen derisa Turqia dhe Izraeli po marrin hapa për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë vendimin e javës së kaluar për të rivendosur marrëdhëniet e plota diplomatike dhe për të ri-emëruar ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm pas ndërprerjes 4-vjeçare.

Presidenti Erdoğan tha se Turqia vazhdon solidaritetin e saj të gjatë me Palestinën në “mënyrën më të fortë”.

“Turqia, e cila ka njohur shtetin palestinez që nga momenti i shpalljes së tij, në çdo platformë mbron vizionin e një zgjidhje me dy shtete”, tha Erdoğan.

Presidenti turk theksoi se Ankaraja kundërshton çdo veprim që synon ndryshimin e statusit të Kudsit apo xhamisë Al-Aksa, duke shtuar se, “Ne ia kemi përcjellë këtë homologëve tanë izraelitë”.

Ai po ashtu tha se Palestina mbështet përpjekjet e Turqisë për të normalizuar marrëdhëniet, pasi dialogu i Turqisë me Izraelin do t’i japë asaj një mundësi më të mirë për të mbrojtur kauzën palestineze.

Related posts

Anëtari i Presidencës së BeH-së kërkon shkarkimin e Dodikut para se të shkaktojë konflikt

rezart morina

Bideni letër Vuçiqit, i përmend kompromise për Kosovën

admin6

“Dinari”/ Kosova e Serbia në Bruksel, përfundon takimi Lajçak-Petkovic, pritet mbledhja trepalëshe

admin