Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan duke bërë të ditur përfundimin e turit ballkanik 3 ditorë që përfshin Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë dhe Kroacinë ka thënë “Jemi gjithmonë pranë vëllezërve tanë në Ballkan”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, Erdoğan tha se ka përfunduar turin 3 ditorë në Ballkan që përfshin Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë dhe Kroacinë.
Në postimin e tij ku ka paraqitur video me pjesë nga kontaktet në turin ballkanik dhe flamuj të Turqisë dhe 3 vendeve të Ballkanit, Erdoğan deklaroi: “Ne jemi gjithmonë pranë vëllezërve tanë në Ballkan me të cilët kemi pasur një unifikim të fatit në të kaluarën, kemi ndarë një histori dhe gjeografi të përbashkët dhe me të cilët kemi lidhje njerëzore dhe kulturore”. /aa
Üç günlük Bosna-Hersek, Sırbistan ve Hırvatistan ziyaretlerimizi tamamlayarak ülkemize döndük.
Geçmişte kader birliği yaptığımız, ortak tarihi ve coğrafyayı paylaştığımız, beşerî ve kültürel bağlarımızın olduğu Balkanlar’daki kardeşlerimizin her zaman yanındayız. pic.twitter.com/TCb8VYVMme
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) September 8, 2022