RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Më 11 prill lançohet sateliti vëzhgues me rezolucion të lartë

erdogan:-me-11-prill-lancohet-sateliti-vezhgues-me-rezolucion-te-larte

IMECE është satelit ndijues nga distanca i prodhuar nga resurse lokale deri në 60 për qind nga Instituti i Kërkimeve të Teknologjisë Hapësinore pranë Këshillit Kërkimor Shkencore dhe Teknologjik të Turqisë (TUBITAK).

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se sateliti i parë vëzhgues me rezolucion të lartë IMECE, i prodhuar me burime vendase dhe kombëtare të Turqisë, do të lançohet në orbitë më 11 prill.

“Ne do të vazhdojmë të ekzistojmë në garën botërore falë burimeve tona njerëzore të trajnuara, mundësive që ofrojmë dhe teknologjive që kemi zhvilluar”, tha Erdoğan në Twitter.

IMECE është satelit ndijues nga distanca i prodhuar nga resurse lokale deri në 60 për qind nga Instituti i Kërkimeve të Teknologjisë Hapësinore pranë Këshillit Kërkimor Shkencore dhe Teknologjik të Turqisë (TUBITAK).

“IMECE, i cili do të plotësojë nevojat e vendit tonë për imazhe satelitore me rezolucion të lartë, do të operojë në një orbitë në lartësi prej 680 kilometrash”, tha në një deklaratë Ministria turke e Industrisë dhe e Teknologjisë. /trt

Related posts

Miratohet projektligji për KPK-në dhe ai për KPM-në, shtyhet ai për Zyrtarët Publikë

RTI

HRW dhe Oxfam: SHBA-ja të pezullojë menjëherë transferimet e armëve Izraelit

admin

Foshnja e parë e lindur në vitin 2023 është vajzë

admin