RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Me ekonominë turke kanë udhëhequr zyrtarët e FMN-së, e kemi ndryshuar këtë

erdogan:-me-ekonomine-turke-kane-udhehequr-zyrtaret-e-fmn-se,-e-kemi-ndryshuar-kete

Presidenti i Turqisë dhe kryetari i AK Partisë në pushtet, Recep Tayyip Erdoğan, tha se është shumë e rëndësishme që vendi të arrijë pavarësinë energjetike në të ardhmen, raporton Anadolu.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të eksploruar gaz natyror dhe naftë si në tokë ashtu edhe në det. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona derisa të arrijmë pavarësi energjetike”, tha Erdoğan në një fjalim para qytetarëve në tubimin e AK Partisë në Erzurum.

Ai theksoi se në 21 vitet e kaluara kanë arritur të bëjnë gjithçka që nuk ka mundur të arrihet për 80 vjet më parë.

“Tani jemi përpara një epoke të re, e cila quhet ‘Shekulli turk’. Ne e kemi shtruar infrastrukturën për këtë ideal me hapat që kemi bërë në 21 vitet e fundit. Para nesh ka pasur probleme në vend me rrugët, spitalet, shkollat, universitetet, objektet sportive, por ne i zgjidhëm të gjitha këto”, tha Erdoğan, duke shtuar:

“Para nesh, Turqia kishte problem edhe me prodhimin, problemin e varësisë nga vendet e tjera, por edhe atë e zgjidhëm. Para nesh, Turqia ishte e dobët dhe e ekonomia e saj udhëhiqej nga zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), por ne e ndryshuam plotësisht edhe atë.”

Ai kujtoi se kanë arritur të shlyejnë të gjithë borxhin ndaj FMN-së shumë kohë më parë.

Ai gjithashtu shtoi se para qeverisjes së AK Partisë, Turqia ishte një vend që kishte nevojë për të tjerët në luftën kundër organizatave terroriste.

“Por ne nuk presim më armë apo leje nga të tjerët. Me dronë, helikopterë ATAK, aeroplanë Kizilelma që i prodhojmë vetë, i mposhtim terroristët”, tha Erdoğan.

Related posts

Scholz vlerëson Francën si partnere të ngushtë

admin

Palestinezët që presin në radhë: Mungesa e ujit në Gaza nën sulmin izraelit

rezart morina

RMV: Hyn në fuqi ligji, uniformat e policisë edhe në gjuhën shqipe

admin