RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Mosmarrëveshjet mbi burimet ujore po shkaktojnë konflikte në mbarë botën

erdogan:-mosmarreveshjet-mbi-burimet-ujore-po-shkaktojne-konflikte-ne-mbare-boten

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka theksuar rolin e “mosmarrëveshjeve mbi burimet ujore” në shkaktimin e konflikteve në mbarë botën, raporton Anadolu.

“Shumë konflikte në Azi, Amerikë, Afrikën veriore dhe Lindjen e Mesme rrjedhin nga mosmarrëveshjet mbi burimet ujore”, tha presidenti Erdoğan në një fjalim të mbajtur në një takim mbi bujqësinë, organizuar nga banka shtetërore turke Ziraat Bank.

Presidenti turk iu referua gjithashtu efekteve negative të ndryshimeve klimatike dhe pasojave të tyre për konfliktet e lidhura me burimet ujore.

“Për shkak të efekteve negative të ndryshimeve klimatike, burimet ujore dhe rezervuarët po bëhen zona konflikti”, theksoi Erdoğan.

Për marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi, në të cilën Turqia dhe OKB-ja ndërmjetësuan midis Rusisë dhe Ukrainës në vitin 2022, presidenti Erdoğan tha se “po të mos ishte marrëveshja e drithërave në Detin e Zi, e udhëhequr nga Turqia, shumë zona do të kishin vuajtur nga uria, veçanërisht vendet afrikane”.

Ai po ashtu tha se “Turqia parandaloi që situata të përkeqësohet duke siguruar kalimin e 33 milionë tonë drithërave nëpër ngushticat tona” në mes të pandemisë së COVID-19 dhe luftës në Ukrainë.

Related posts

Media britanike: Bandat shqiptare në Britaninë e Madhe rekrutojnë anëtarë të rinj nga vendlindja

rezart morina

Kurti i prerë: Kryetarët në veri largohen vetëm përmes votimeve, e jo bandave

admin

Të paktën tre persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm në Iran

admin