RTV AHIRETI
Kuzhinë

Rizoto e shpejtë me ton: Një pjatë e shkëlqyer dhe e shpejtë

rizoto-e-shpejte-me-ton:-nje-pjate-e-shkelqyer-dhe-e-shpejte

Nëse ju pëlqen të ushqeheni shëndetshëm dhe nuk keni shumë kohë për të përgatitur vaktet, kjo recetë është ideale për ju

Rizoto me ton është plot me karbohidrate të shëndetshme që do t’ju mbajnë të ngopur, dhe për shkak të tonit përmban edhe shumë proteina.

Përbërësit:

– 1 qepë,
– 1 filxhan oriz,
– 1 konservë ton në copa,
– 150 gr kaçkavall,
– pak verë të bardhë.

Përgatitja:

1. Në pak vaj skuqni qepën e grirë hollë, por kujdesuni që të mos skuqet shumë. Hidhni në të pak verë të bardhë, shtoni orizin dhe shtoni dy gota ujë. Mbulojeni dhe lëreni të vlojë. Pastaj hiqeni nga zjarri dhe lëreni të mbuluar derisa orizi të ketë thithur të gjithë ujin.

2. Shtoni tonin bashkë me vajin e konservës, përzieni mirë, më pas shtoni djathin e grirë dhe e trazoni derisa të shkrihet.

3. Shërbeni pjatën të ngrohtë me verë të bardhë.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Rizoto e shpejtë me ton: Një pjatë e shkëlqyer dhe e shpejtë appeared first on Telegrafi.

Related posts

Racion sallate me fasule dhe avokado

admin

Receta për humus me ujë: Lyerje e shijshme për mëngjes

rezart morina

Krem shtëpiak nga lajthitë: Pa kurrfarë aditivësh, duhet ta ketë çdokush në shtëpi!

rezart morina