RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Në 8-9 vitet e fundit, disa janë përpjekur ta bëjnë Turqinë jofunksionale – VIDEO

erdogan:-ne-8-9-vitet-e-fundit,-disa-jane-perpjekur-ta-bejne-turqine-jofunksionale-–-video

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se gjatë 8-9 viteve të fundit, disa janë përpjekur në çdo mënyrë, nga një komplot deri te një grusht shteti, ta bëjnë Turqinë jofunksionale, ndërsa sipas tij, plumbi i fundit i këtyre sulmeve tinëzare është shtënë në drejtim të ekonomisë turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan foli në Pallatin Dolmabahçe në Istanbul, ku prezantoi Dokumentin e Strategjisë Financiare dhe foli edhe për ngjarjet aktuale.

“Nëse flas hapur, në 8-9 vitet e fundit, disa janë përpjekur në çdo mënyrë, nga komploti deri te grusht shteti, ta bëjnë Turqinë jofunksionale. Plumbi i fundit i këtyre sulmeve tinëzare është shtënë mbi ekonominë tonë. Por, ndodhi diçka që ata nuk e prisnin, lufta jonë kundër kurtheve të ngritura ndaj nesh na ka bërë më të fortë”, tha Erdoğan.

Ai tha se Turqia do të tejkalojë problemet me të cilat po përballet.

“Ne do të tejkalojmë problemin e inflacionit që kemi ndjerë prej disa kohësh si rezultat i tendencave globale. Në dashtë Zoti, së bashku do të ndërtojmë ‘shekullin e Turqisë’”, tha Erdoğan.

Ai vuri në dukje se kriza ekonomike globale vazhdon të shkatërrojë botën, duke krijuar probleme të reja gjatë gjithë kohës.

Related posts

U tërhoq nga gara, por Joe Biden ende i përkushtuar për të kryer detyrën! Ja çfarë thotë Presidenti amerikan

admin

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh te BIA serbe

admin

NATO zhvendos personelin e misionit në Irak drejt Evropës mes përshkallëzimit të Lindjes së Mesme

Irfan Jahiu