Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan , ka deklaruar se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe bashkëpunëtorët e tij “pa dyshim” do të japin llogari për vrasjen e palestinezëve në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.
Pas takimit në Ankara me homologun e tij palestinez, Mahmoud Abbas, presidenti Erdoğan tha se për 151 ditët e fundit “kemi qenë dëshmitarë të një prej barbarive më të mëdha të shekullit të fundit”.
Presidenti Erdoğan akuzoi qeverinë e kryeministrit izraelit për kryerjen e “gjenocidit të hapur” kundër palestinezëve me mbështetje të pakufizuar nga fuqitë perëndimore.
“Netanyahu dhe bashkëpunëtorët e tij në vrasje pa dyshim do të mbajnë përgjegjësi për çdo pikë gjaku të derdhur”, tha presidenti Erdoğan.
Më tej, presidenti turk theksoi se përpjekjet e Izraelit për të diskredituar Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) me “gënjeshtra dhe shpifje” nuk duhet t’u jepet besim dhe tha se ekzistenca e kësaj agjencie nuk duhet të minohet.
Ai shtoi se veprimet e të ashtuquajturve “kolonë” izraelitë, të cilët në fakt shkelin tokat që u përkasin palestinezëve, janë një nga pengesat më të mëdha për zgjidhje.
Erdoğan i quajti “plotësisht absurde” kërkesat e politikanëve radikal izraelitë për të kufizuar hyrjen e muslimanëve në xhaminë Al-Aksa
Sipas presidentit turk, e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme është krijimi i një shteti të pavarur palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet brenda kufijve të vitit 1967.
Filistin Devlet Başkanı Mahmud Abbas ile Ortak Basın Toplantısı https://t.co/jhiN3old1R
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) March 5, 2024