RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët e tij në vrasje pa dyshim do të mbajnë përgjegjësi për çdo pikë gjaku të derdhur

erdogan:-netanyahu-dhe-bashkepunetoret-e-tij-ne-vrasje-pa-dyshim-do-te-mbajne-pergjegjesi-per-cdo-pike-gjaku-te-derdhur

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan , ka deklaruar se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe bashkëpunëtorët e tij “pa dyshim” do të japin llogari për vrasjen e palestinezëve në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Pas takimit në Ankara me homologun e tij palestinez, Mahmoud Abbas, presidenti Erdoğan tha se për 151 ditët e fundit “kemi qenë dëshmitarë të një prej barbarive më të mëdha të shekullit të fundit”.

Presidenti Erdoğan akuzoi qeverinë e kryeministrit izraelit për kryerjen e “gjenocidit të hapur” kundër palestinezëve me mbështetje të pakufizuar nga fuqitë perëndimore.

“Netanyahu dhe bashkëpunëtorët e tij në vrasje pa dyshim do të mbajnë përgjegjësi për çdo pikë gjaku të derdhur”, tha presidenti Erdoğan.

Më tej, presidenti turk theksoi se përpjekjet e Izraelit për të diskredituar Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) me “gënjeshtra dhe shpifje” nuk duhet t’u jepet besim dhe tha se ekzistenca e kësaj agjencie nuk duhet të minohet.

Ai shtoi se veprimet e të ashtuquajturve “kolonë” izraelitë, të cilët në fakt shkelin tokat që u përkasin palestinezëve, janë një nga pengesat më të mëdha për zgjidhje.

Erdoğan i quajti “plotësisht absurde” kërkesat e politikanëve radikal izraelitë për të kufizuar hyrjen e muslimanëve në xhaminë Al-Aksa

Sipas presidentit turk, e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme është krijimi i një shteti të pavarur palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet brenda kufijve të vitit 1967.

Related posts

Katër anëtarë të një familjeje palestineze vriten nga zjarri izraelit në Tamun

admin

Franca nis tërheqjen e trupave të saj nga Nigeri

Muhamet Ramadani

Mungesa e arsimimit, një nga shumë sfidat e fëmijëve me nevoja të veçanta

admin