RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Nuk do të lejojmë që 15 korriku të harrohet – VIDEO

erdogan:-nuk-do-te-lejojme-qe-15-korriku-te-harrohet-–-video

Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan tha në Stamboll se nuk do të lejojë që 15 korriku të harrohet as në shtatë vjet, as në 70 vjet.

Erdoğan iu drejtua qytetarëve të mbledhur në Stamboll në një program të organizuar me rastin e përvjetorit të shtatë të tentativës së dështuar të grushtit të shtetit në vitin 2016, kur anëtarët e organizatës terroriste FETO, të infiltruar në institucionet shtetërore, u përpoqën të rrëzonin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në atë vend.

Gjatë fjalimit, Erdoğan foli për rëndësinë që të mos harrohet ajo që ndodhi natën e 15 korrikut. “Në përvjetorin e shtatë të 15 korrikut, deklaroj se nuk do të lejojmë që 15 korriku të harrohet, si në shtatë, ashtu edhe në 70 vjet”, tha Erdoğan.
Duke folur për rëndësinë e kujtesës, Erdoğan kujtoi edhe fjalët e presidentit të parë të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës, Alija Izetbegoviq, i cili tha se “gjenocidi i harruar përsëritet”. “Duhet të kemi parasysh se ashtu si një gjenocid i harruar, një tradhti e harruar do të na godasë pas shpine në një mënyrë shumë tinëzare”, tha Erdoğan, duke përmendur se kjo është një nga arsyet pse 15 korriku u shpall Dita e Demokracisë. dhe e Unitetit Kombëtar.
“Nëse harrojmë, Zoti na ruajttë, do t’u hapim rrugën fatkeqësive të ngjashme”, tha Erdoğan dhe shtoi: “Ndërsa njohëm tradhtarët e FETO-s, shënuam në kujtesën tonë të përhershme edhe ndihmësit e tyre. Kush nuk mund ta kuptojë 15 korrikun, ai nuk mund ta kuptojë qëndrimin fisnik të këtij populli që iu kundërvu hajdutëve, çakejve (grabitqarëve) dhe juntës”.

Gjatë fjalimit, Erdoğan tha gjithashtu se zemërimi kundër atyre që derdhin gjakun e fëmijëve turq duhet të mbahet gjallë.
Ndër të tjerash, Erdoğan tha se 15 korriku ishte rezistenca e atyre që vdiqën për atdheun dhe popullin dhe ata që në pranverën e jetës së tyre nuk ranë para tankeve, armëve dhe plumbave. Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për tentativën e përgjakshme për grusht shteti në Turqi natën e 15 korrikut në vitin 2016. Ajo është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetulla Gylen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekstradimin e të cilit Republika e Turqisë e ka kërkuar zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara.
Për vite me radhë, anëtarët e asaj organizate terroriste avancuan në shërbim duke manipuluar provimet, duke depërtuar kështu në institucionet e shtetit. Më pas, fillimisht në dhjetor 2013, mbështetësit e FETO-s në gjyqësorin e Turqisë u përpoqën të ndjekin penalisht zyrtarë të shumtë të rangut të lartë në një gjyq të organizuar për korrupsion të dyshuar.
Disa vite më vonë, pasoi tentativa e përgjakshme për grusht shteti nga terroristët e FETO-s, pra një tentativë për grusht shteti të kryer nga oficerët që FETO kishte depërtuar në ushtrinë turke. Hetimi në lidhje me organizatën terroriste FETO tregoi se është një rrjet global që përbën rrezik jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend tjetër në të cilin ajo është aktive. Zyrtarët turq e kanë theksuar këtë në disa raste. Gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi, 253 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 2.730 të tjerë u plagosën.

Related posts

Kusari-Lila rreth letrës së krerëve të vendit për asociacion: Është veç një formalitet

admin

“Gjithmonë ka qenë kështu”- Aleksandër Vuçiç mohon se ka raporte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin

admin

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave

admin