RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: ​​Nuk ka vend për shtet brenda shtetit ose forca të armatosura të ndara në Siri

erdogan:-​​nuk-ka-vend-per-shtet-brenda-shtetit-ose-forca-te-armatosura-te-ndara-ne-siri

Nuk mund të ketë shtet brenda shtetit apo forca të armatosura të ndara në Siri, tha të sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, duke theksuar se kriza e vendit duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me marrëveshjet ekzistuese, raporton Anadolu.

Duke folur në ceremoninë e Çmimit Ndërkombëtar të Shërbimeve Kontraktuese, Erdogan tha se një zgjidhje politike në përputhje me frymën e marrëveshjes politike mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara.

“Jemi shumë të kënaqur që shohim se dekreti i fundit garanton të drejtat themelore të vëllezërve dhe motrave tona kurde, të cilët as nuk konsideroheshin qytetarë nën regjimin e Asadit”, tha ai duke shtuar “Rruga e duhur për Sirinë është e qartë. Duam që të gjithë ta shohin se përsëritja e të njëjtave veprimeve të gabuara dhe gabimeve nuk do të çojë askund”.

Erdogan tha se Turqia po u përgjigjet kërkesave për ndihmë humanitare nga “vëllezërit dhe motrat tona kurde që jetojnë përtej kufijve tanë në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë siriane”.

“Vëllezërve, motrave dhe bashkëqytetarëve kurdë u bëj thirrje që të mos bien pre e skemave që synojnë të minojnë vëllazërinë tonë të përjetshme dhe të mbjellin përçarje midis nesh”, tha ai.

Erdogan tha gjithashtu se një fushatë e madhe rindërtimi dhe rehabilitimi do të fillojë në të gjithë Sirinë, veçanërisht në zonat e banimit që regjimi i mëparshëm i kishte shndërruar në rrënoja me bomba fuçi.

Ai shtoi se ndërsa Siria arrin stabilitet dhe siguri, të gjitha vendet fqinje, duke filluar nga Turqia, do t’i ndiejnë drejtpërdrejt efektet e saj pozitive.

Related posts

Olaf Scholzi do të dëshmojë para ligjvënësve për një mashtrim me taksa

admin

Peleshi me homologun e Malit të Zi: Bashkëpunimi rajonal përbën themelin e stabilitetit

Muhamet Ramadani

“Mosmarrëveshjet nuk zgjidhen me plumba”- Atentati ndaj Trump, presidenti Biden: Politika s’duhet të jetë fushë beteje apo vrasjesh

admin