RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Nuk lejojmë ringjalljen e mentalitetit të errët të “28 shkurtit”

erdogan:-nuk-lejojme-ringjalljen-e-mentalitetit-te-erret-te-“28-shkurtit”

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se autoritetet e atij vendi nuk do të lejojnë askënd të ringjallë mentalitetin e errët të protagonistit të procesit të puçit të njohur si “28 shkurti”.

Procesi i njohur më mirë si “28 Shkurti” është shkruar në historinë politike turke si një “grusht ushtarak postmodern” dhe ka ndodhur në këtë ditë 27 vjet më parë.

“Populli ynë kurrë nuk i ka harruar dhe nuk do t’i harrojë puçistët dhe ata që i mbështetën, të cilët më 28 shkurt synuan bashkimin, solidaritetin, demokracinë dhe vullnetin e popullit. Ne nuk do të lejojmë askënd të ringjallë mentalitetin e errët të 28 shkurtit në vendin tonë”, tha Erdoğan në një mesazh përkatës në rrjetet sociale.

Procesi i “28 Shkurtit” filloi pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë mori një sërë vendimesh më 28 shkurt 1997, shpesh të referuara si një grusht shteti ushtarak postmodern kundër qeverisë së kryeministrit të atëhershëm të Turqisë Necmettin Erbakan dhe kreut të atëhershëm të Diplomacisë turke, Tansu Çiller.

Memorandumi i udhëheqjes ushtarake të Turqisë i miratuar në vitin 1997 rezultoi në ndërhyrjen e ushtrisë në pushtetin ekzekutiv dhe në rënien e qeverisë së atëhershme.

Para se të jepte dorëheqjen, Erbakan u detyrua të nënshkruante një sërë reformash që përfshinin, ndër të tjerash, ndalimin e hyrjes së grave të mbuluara në institucionet publike dhe mbylljen e shkollave fetare. /trt

Related posts

Biden: Autoriteti Palestinez duhet të marrë kontrollin e Gazës dhe Bregut Perëndimor pas luftës

rezart morina

Kryediplomati turk Hakan Fidan takohet me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken – VIDEO

admin

Xhamia Blu në Stamboll rihapet pas restaurimit 6-vjeçar – VIDEO

rezart morina