Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan besohej se po kalonte natën e zgjedhjeve në Ankara, por ai sapo u paraqit në Stamboll, ku zakonisht kalon zgjedhjet.
Dy burime të njohura me këtë çështje thanë se Erdogan ishte në Stamboll gjatë gjithë kësaj kohe për qëllime sigurie.
Për të krijuar përshtypjen se Erdogan po mbërrinte në Ankara, një autokolonë presidenciale u dërgua në aeroport këtë pasdite, gjoja duke marrë Erdoganin.
Tani Erdogan është drejtpërdrejt në TV, në mesin e mbështetësve të tij në Stamboll. /mesazhi