RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan për Suedinë: Në fillim zbatimi i ligjit, më pas anëtarësimi në NATO

erdogan-per-suedine:-ne-fillim-zbatimi-i-ligjit,-me-pas-anetaresimi-ne-nato

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan foli për çështjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO , duke thënë se “para së gjithash, Suedia duhet të përmbushë detyrën e saj. Nuk mjafton vetëm reforma e ligjit, duhet zbatimi i tij”.

“Nëse ata inkurajojnë terroristët të demonstrojnë, kjo do të thotë se ata nuk po përmbushin detyrën e tyre,” shtoi ai.

Duke e lidhur çështjen me furnizimin me F-16 nga SHBA, presidenti turk tha: “Ashtu si në SHBA ka Dhomën e Përfaqësuesve, edhe këtu është një Parlament që merr vendimet”.

Në të njëjtën kohë, presidenti turk deklaroi sot se Ankaraja, nëse është e nevojshme, mund të marrë një rrugë tjetër nga ajo e Bashkimit Europian, kur u pyet për miratimin e fundit të raportit të Parlamentit Europian për Turqinë.

Duke folur me gazetarët përpara udhëtimit të tij në Shtetet e Bashkuara, Erdogan tha gjithashtu se Bashkimi Europian po bënte lëvizje për t’u distancuar nga Turqia.

Në të njëjtën kohë, për çështjen e Suedisë, ministri i jashtëm i Hungarisë mësohet se i ka thënë homologut suedez se ratifikimi i hyrjes së vendit në NATO po përballet me probleme për shkak të qëndrimit të Suedisë ndaj Hungarisë.

Të cilat është e qartë se qeveria suedeze nuk ka autoritet ta ndryshojë. /abcnews

Related posts

Kërkesa për djegien e mandateve në veri vlerësohet shantazh ndaj Kosovës

admin

Kushtetuesja rrëzon disa nene të Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil

RTI

Tërmeti Turqi-Siri : 1400 të vdekur; Godet tërmeti i dytë i madh

admin