RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan priti në takim anëtarin e Presidencës së BeH, Zheljko Komshiq

erdogan-priti-ne-takim-anetarin-e-presidences-se-beh,-zheljko-komshiq

Në komunikatën e kabinetit të Komshiqit thuhet se temë e këtij takimi ka qenë situata rreth tërmeteve të 6 shkurtit në Turqi, si dhe raportet dypalëshe mes shteteve.

Anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljko Komshiq, ka takuar sot në Istanbul presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Gjatë takimeve, bashkëbiseduesit diskutuan për pasojat e tërmetit që goditi Republikën e Türkiyes. Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, falënderoi shtetin e Bosnjë e Hercegovinës dhe të gjithë qytetarët e tij për ndihmën në fuqi punëtore dhe burime materiale, duke theksuar se BeH, si një vend i vogël, tregoi një shkallë të lartë solidariteti me Republikën e Turqisë”, thuhet në kumtesen e kabinetit të Komshiqit.

Anëtari i Presidencës së BeH, Zheljko Komshiq, me këtë rast theksoi unitetin e qytetarëve të BeH në vendosmërinë dhe synimin e tyre për të ofruar ndihmë për viktimat në Republikën e Turqisë. Komshiq theksoi se BeH do të mbetet në dispozicion të institucioneve të Turqisë dhe qytetarëve të saj gjatë rehabilitimit të pasojave të tërmetit.

Për më tepër, njoftohet se Komshiq dhe Erdoğan diskutuan edhe për situatën politike në BeH, me referencë të veçantë për zbatimin e rezultateve zgjedhore.

“U theksua se bashkëpunimi dypalësh ndërmjet Bosnjë e Hercegovinës dhe Republikës së Turqisë është në nivel jashtëzakonisht miqësor, si dhe besimi i ndërsjellë e bashkëpunimi mes dy vendeve do të forcohet edhe më tej në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e kabinetit të Komshiqit.

Related posts

Arrestohet në Han të Elezit personi i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

rezart morina

Qyteti i New York-ut planifikon të përdorë palestrat e shkollave si strehimore të përkohshme për emigrantët

admin

Osmani flet për raportet me Kurtin: Nuk ka luftë politike, dallimet janë të tejkalueshme

admin