RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Erdoğan: Qendra Financiare e Istanbulit do të krijojë një ekosistem të ri financiar

erdogan:-qendra-financiare-e-istanbulit-do-te-krijoje-nje-ekosistem-te-ri-financiar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, theksoi se Qendra Financiare e Istanbulit (IFC) do të krijojë një ekosistem të ri financiar, raporton Anadolu.

Erdoğan e bëri këtë vlerësim gjatë inaugurimit të Qendrës Financiare të Istanbulit.

Ai theksoi se ashtu sikurse që ishte qendra financiare e vendit në histori, Istanbuli sërish e merr përsipër këtë detyrë.

“Kjo qendër do të krijojë një ekosistem të ri financiar në Istanbul, që është pika e takimit të tri kontinenteve”, deklaroi presidenti Erdoğan.

Ai potencoi se Qendra Financiare e Istanbulit, me nisjen e institucioneve vendase dhe të huaja financiare me aktivitetet e tyre në zonë, do të kontribuojë në ekonominë e vendit.

“Vlera reale e kësaj qendre, se sa strategjik dhe projekt vizionar është, do të kuptohet shumë më mirë në vitet në vijim”, shtoi Erdoğan.

Projekti IFC, i drejtuar nga Fondi i Pasurisë i Turqisë dhe i zhvilluar në koordinim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Urban dhe Ndryshimeve Klimatike, filloi në vitin 2009.

IFC-ja do të jetë selia e institucioneve më të shquara financiare të Türkiyes, si Banka Qendrore, Bursa Istanbulit, Agjencia e Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare dhe Bordi i Tregjeve të Kapitalit të Turqisë.

Qendra moderne ka 1,4 milion metra katrorë hapësirë ​​zyrash, një qendër tregtare prej 100.000 metrash katrorë, një qendër konferencash dhe performancash për 2.100 njerëz, një hotel me pesë yje me një sipërfaqe prej 30.000 metrash katrorë dhe parking me kapacitet prej 26.000 automjetesh.

Projekti përfshin gjithashtu shtigje për ecje, parqe dhe zona rekreative për të rritur cilësinë e punës dhe të jetës.

Institucionet financiare në IFC do të gëzojnë disa avantazhe tatimore, duke përfshirë 75 për qind të të ardhurave të tyre të zbritura nga baza tatimore e korporatave.

Ato gjithashtu do të kenë përjashtime nga tarifat dhe pullat.

Related posts

Mrekullia në Turqi: 8-vjeçari shpëtohet nga rrënojat pas 52 orësh

admin

KFOR vendos parullë në Zveçan: Mbi 90 viktima në përkushtimin tonë për të ruajtur një mjedis të sigurt

admin

Deri në 40 mijë përdorues të drogave në Kosovë, kryesisht grup moshat e reja

admin