RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Suedia të përmbushë zotimet e memorandumit të Madridit

erdogan:-suedia-te-permbushe-zotimet-e-memorandumit-te-madridit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij pret që Suedia të përmbushë premtimet e bëra në bazë të memorandumit të Madridit të vitit të kaluar për anëtarësimin e saj në NATO.

Duke folur në një ceremoni diplomimi të ushtarakëve në Stamboll, Erdoğan kritikoi Suedinë për strehimin e terroristëve pavarësisht premtimeve të saj, duke thënë: “Si mund të kontribuojë në NATO një shtet që nuk distancohet nga organizatat terroriste? Si mund t’i besojë Turqia një vendi ku terroristët bredhin rrugëve të saj?” “Shumë pak aleatë të NATO-s kanë bërë kontribute në aleancën e NATO-s që Turqia i ka bërë në 71 vitet e fundit”, shtoi ai.

Turqia gjithashtu ka ushtrinë e dytë më të madhe në kuadër të NATO-s. Zyrtarët turq janë ankuar se Suedia ka lejuar përkrahësit e terroristëve, si një ndër rezervat e saj për miratimin e anëtarësimit të vendit në aleancë.

Vërejtjet e presidentit Erdoğan vijnë në prag të një samiti triditor të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, ku disa anëtarë të aleancës haptazi bëjnë thirrje që Suedia të anëtarësohet në NATO.

Liderët turq, megjithatë, kanë theksuar se shqetësimet e sigurisë në lidhje me Suedinë nuk duhen nënvlerësuar dhe se anëtarësimi i saj mund të shkojë përpara kur këto shqetësime të mënjanohen.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi luftën e saj në Ukrainë në shkurt 2022. Edhe pse Turqia miratoi anëtarësimin e Finlandës në NATO, ajo pret që Suedia t’i përmbahet memorandumit trepalësh të qershorit 2022 për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë. Vjeshtën e kaluar Suedia miratoi një ligj kundër terrorizmit duke shpresuar se Turqia do të miratonte aplikimin e Stokholmit për t’u anëtarësuar në NATO. Ligji i ri, që hyn në fuqi nga ky qershor, lejon autoritetet të ndjekin penalisht individët që mbështesin grupet terroriste.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dje tha se do të thërrasë një takim javën e ardhshme me presidentin Erdoğan dhe kryeministrin suedez Ulf Kristersson. Suedia është kritikuar nga Ankaraja për strehimin e anëtarëve të grupeve të ndryshme terroriste për dekada të tëra, veçanërisht PKK-në dhe, vitet e fundit, organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas tentativës së mposhtur për grusht shtet në vitin 2016 në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, ShBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së terroriste./trt

Related posts

Rusia vazhdon me sulme ajrore dhe tokësore kundër Ukrainës

RTI

Bie Qeveria e Malit të Zi

admin

Zgjedhjet presidenciale në Iran, përzgjidhen gjashtë kandidatë! Ja kush pritet të zëvendësojë Ebrahim Raisin pas vdekjes në aksidentin ajror

admin