RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Synojmë krijimin e industrisë së peshkimit në ujërat ndërkombëtarë

erdogan:-synojme-krijimin-e-industrise-se-peshkimit-ne-ujerat-nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij synon të krijojë një industri peshkimi në ujërat ndërkombëtarë.

“Ne synojmë t’i sigurojmë dhe t’i zgjerojmë të drejtat e peshkimit për peshkatarët tanë globalisht”, tha presidenti Erdoğan në ngjarjen e hapjes së sezonit të peshkimit 2024-2025 në Istanbul.

Erdoğan tha se Turqia ka bërë përpjekje në platformat ndërkombëtare të menaxhimit të peshkimit për të mbrojtur interesat e peshkatarëve turq, duke theksuar se shumat e kuotave të marra nga Turqia në disa lloje janë tregues i kësaj përpjekjeje.

Presidenti turk gjithashtu tha se Turqia vitin e kaluar ka rritur numrin e vendeve me të cilat ka arritur marrëveshje nga 10 në 15, kryesisht me vendet afrikane. Ai shtoi se Türkiye është në fazën përfundimtare të negociatave me 12 vende të tjera.

Më tej, ai theksoi se Turqia i kryen këto aktivitete jo me një qasje kolonialiste si vendet e tjera, por me një qasje të favorshme.

“Ne sigurojmë që populli vendas dhe shtetet miqësore dhe vëllazërore të përfitojnë nga vlera e shtuar e krijuar”, tha ai.

Siç theksoi Erdoğan, investitorët turq përpunojnë produktet e tyre në fabrikat që kanë krijuar dhe me këtë krijohen punësime për qytetarët e vendeve ku ndodhen.

Ai në fund uroi peshkatarët për një sezon të begatë dhe fitimprurës.

Related posts

Britania gjobit TikTok-un për shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve

admin

Kurti: Qeveria ka ndarë buxhet rekord për komunat

rezart morina

SHBA njofton ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën në vlerë 6 miliardë dollarë

admin