RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin po vriten

erdogan:-te-gjitha-vlerat-qe-kane-te-bejne-me-njerezimin-po-vriten

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përdori një fjalim mbi të drejtat e njeriut për të akuzuar Perëndimin për “barbarizëm” për qëndrimin e tij ndaj luftës Izrael-Hamas.

“Izraeli ka kryer mizori dhe masakra që do të turpërojnë mbarë njerëzimin”, tha Erdogan në një sallë të mbushur plot në Stamboll një ditë përpara 75-vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

“Të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin po vriten në Gaza. Përballë një brutaliteti të tillë, institucionet ndërkombëtare dhe organizatat e të drejtave të njeriut nuk po ndërmarrin asnjë hap konkret për të parandaluar shkelje të tilla”, tha kreu turk.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Izraelit me paratë dhe pajisjet e tij ushtarake. Hej, Amerikë! Sa do të paguani për këtë?” /mesazhi

Related posts

Kina përsërit mbështetjen për Venezuelën, ndërsa Maduro dhe zonja e parë mbeten në paraburgim në SHBA

Irfan Jahiu

Moska i jep fund armëpushimit, zotohet të vazhdojë luftën në Ukrainë

admin

Gjendet i vdekur një person në Istog të Kosovës, detajet e para

admin