RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan telefonatë me Trumpin: “Tentativa për atentat, sulm ndaj demokracisë”

erdogan-telefonate-me-trumpin:-“tentativa-per-atentat,-sulm-ndaj-demokracise”

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan e përshkroi tentativën e javës së kaluar për atentat ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trumpit si sulm ndaj demokracisë, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke, Erdoğan dhe Trump zhvilluan një bisedë telefonike, duke folur në lidhje me atentatin gjatë mitingut në shtetin amerikan të Pensilvanisë të shtunën dhe pasojat e tij.

Presidenti turk dënoi përsëri sulmin, shprehu ngushëllimet e tij dhe uroi për shërimin e shpejtë të Trumpit.

I dyshuari 20-vjeçar Thomas Matthew Crooks hapi zjarr nga një çati afër tubimit. Një plumb kaloi nga veshi i djathtë i Trumpit dhe ai u shoqërua menjëherë nga agjentët e Shërbimit Sekret.

Erdoğan vlerësoi “reagimin e guximshëm të Trumpit pas incidentit, duke vënë në dukje se vazhdimi i programit të tij pa ndërprerje forcon demokracinë dhe pasqyron besimin e popullit amerikan”.

Të hënën, dy ditë pas sulmit, Trump mori pjesë në Konventën Kombëtare Republikane.

Udhëheqësi turk theksoi gjithashtu përpjekjet e Trumpit për të ulur polarizimin dhe tensionin në shoqëri, duke vënë në dukje mesazhet e tij për unitet pas sulmit.

Duke e përgëzuar Trumpin për nominimin e tij zyrtar si kandidat i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në nëntor, ai shprehu shpresën se votimi do të sjellë prosperitet për popullin amerikan dhe marrëdhëniet Turqi-SHBA.

Related posts

Në Austri, tani mund të gjobiten ata që mbajnë maska

admin

Parlamenti Evropian i jep dritën jeshile ligjit për Inteligjencën Artificiale! Zbardhen pikat që përbëjnë rrezik të lartë për sigurinë dhe privatësinë

admin

Ekipet emergjente në Prishtinë intervenuan mbrëmë, sot në gjendje gatishmërie ndaj erërave të forta

Muhamet Ramadani