RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan thekson rëndësinë e Korridorit të Mesëm Lindje-Perëndim përmes tranzitit Kaspik

erdogan-thekson-rendesine-e-korridorit-te-mesem-lindje-perendim-permes-tranzitit-kaspik

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka theksuar rëndësinë e Korridorit të Mesëm Lindje-Perëndim përmes tranzitit Kaspik, duke e quajtur atë “ekuivalent modern i Rrugës së Mëndafshit”, raporton Anadolu.

Gjatë një konference për media në Kazakistan, Erdogan tha se rëndësia e këtij korridori po kuptohet gjithnjë e më mirë me kalimin e çdo dite.

Ai u zotua se Ankaraja do të vazhdojë ta promovojë këtë korridor së bashku me Kazakistanin dhe partnerë të tjerë për transportin e ngarkesave dhe burimeve energjetike drejt Perëndimit.

“Dëshirojmë të transportojmë përmes vendit tonë drejt tregjeve globale sasi më të mëdha nafte nga Kazakistani, një nga eksportuesit kryesor të naftës në botë”, shtoi ai.

Related posts

“Besimtarët kishin leje për namaz”: Policia e Australisë kërkon falje pas largimit me forcë të myslimanëve gjatë faljes

Kushtrim Guraj

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk është në gjendje të bjerë dakord për deklaratën e Gazës përpara takimit ministror

admin

Publikohet video e momentit kur një dron kamikaz ukrainas goditi urën në Krime

admin