RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Triumfi në Malazgirt në vitin 1071 nuk ishte fitore e zakonshme

erdogan:-triumfi-ne-malazgirt-ne-vitin-1071-nuk-ishte-fitore-e-zakonshme

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan shënoi 952-vjetorin e Betejës së Malazgirtit, një fitore historike për turqit në Anadoll, raporton Anadolu.

“E vërteta nuk duhet harruar kurrë se Malazgirti nuk ishte betejë e zakonshme apo fitore e zakonshme”, tha Erdoğan në një ngjarje në provincën lindore Muş, vendi i betejës gati një mijë vjet më parë.

“Ne nuk kemi shkelur në Anadoll me Malazgirtin. Ne kemi qenë prej kohësh këtu. Malazgirti hapi portën e sovranitetit tonë politik në Anadoll”, tha Erdoğan.

Presidenti gjithashtu përkujtoi me mirënjohje të gjithë heronjtë e fitores, përfshirë Alp Arslanin, sulltanin e Perandorisë Selxhuke.

Kontrolli turk i Anadollit filloi me Betejën e Malazgirtit, e njohur gjithashtu si Beteja e Manzikertit, më 26 gusht 1071, në të cilën turqit selxhukë të udhëhequr nga Sulltan Alp Arslani mposhtën një ushtri shumë më të madhe bizantine.

Fitorja përshpejtoi rënien e Perandorisë Bizantine dhe çoi në vendosjen e më shumë turqve në rajon, duke hapur rrugën si për Perandorinë Osmane, ashtu edhe për Republikën moderne të Turqisë, e themeluar një shekull më parë.

Qindra vjet më vonë, pushtimi i huaj nxiti Luftën e Pavarësisë së Turqisë në vitin 1919, në të cilën forcat turke – të udhëhequra nga Mustafa Kemal Ataturku – përfundimisht i dëbuan pushtuesit nga Anadolli.

Nga fundi i vitit 1922, të gjitha forcat e huaja ishin larguar nga territoret, të cilat një vit më vonë u bënë pjesë e Republikës së Turqisë.

Related posts

Alarm në Azi për virusin “Nipah”, rastet po shtohen! Nuk ka vaksinë dhe përqindje të lartë vdekshmërie! Forcohen kontrollet në kufi, ja si shkaktohet dhe transmetohet

admin

Gantz: Izraeli do të nisë ofensivën e shumëpritur në Rafah

admin

Vrasja e gruas në Pejë, reagon e afërmja: Lamtumirë Gjyljeta, ishte femër e rrallë, ndoshta vuajtjet e tua…

admin