RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Turqia do të bëjë gjithçka për paqe në Iran

erdogan:-turqia-do-te-beje-gjithcka-per-paqe-ne-iran

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se Ankaraja do të “vazhdojë të punojë me të gjitha forcat” për të ndihmuar në vendosjen e paqes në Iran, në një kohë kur tensionet në rajon po përshkallëzohen.

Erdogan ka bërë vazhdimisht thirrje për zgjidhje diplomatike të konfliktit, duke paralajmëruar se luftimet mund të përfshijnë më gjerësisht Lindjen e Mesme dhe të çojnë në një krizë më të thellë rajonale.

Ai ka theksuar rëndësinë e negociatave si rruga e vetme për të ulur tensionet dhe për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.

Ndërkohë, Turqia po zhvillon kontakte me vende të ndryshme si pjesë e përpjekjeve diplomatike për të nxitur dialogun dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. /mesazhi

Related posts

Presidenti ukrainas takim me Joe Biden dhe Kamala Harrisin më 26 shtator, Zelensky pritet të prezantojë ‘planin e fitores’

admin

Turqia lufton me flakët e zjarreve në rajonin e goditur nga tërmeti

admin

Arabia Saudite shpreh mbështetjen për vendimin e GJND-së

Muhamet Ramadani