Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij gjatë 20 viteve të fundit ka ndërmarrë “hapa historike” në arsim, raporton Anadolu Agency (AA).
“Gjatë 20 viteve të fundit, ne kemi ndërmarrë hapa historike për të zgjeruar e arsimit dhe për të garantuar mundësi të barabarta”, tha presidenti Erdoğan në samitin e Transformimit të Arsimit në selinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York.
Erdoğan tha se ideali i një shoqërie të fuqishme dhe të një vendi të fuqishëm mund të arrihet vetëm duke përdorur mirë kapitalin njerëzor dhe duke kaluar përmes një procesi arsimor të kualifikuar.
Ai shtoi se Turqia ofron arsim krejtësisht pa pagesë për fëmijët duke filluar nga kopshti i fëmijëve deri në universitet.
Presidenti po ashtu theksoi se Turqia, me programin e saj të bursave, ofron arsim falas në vend për mijëra studentë në nivele të ndryshme çdo vit.
“Ne nuk i mbajmë të ndarë nga fëmijët tanë fëmijët e më shumë se 4 milionë refugjatëve që strehojmë në vendin tonë dhe bëjmë çdo përpjekje për edukimin e tyre”, theksoi presidenti Erdoğan. /aa
Eğitimin Dönüştürülmesi Zirvesihttps://t.co/NmTjUBbGoW
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) September 19, 2022