RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anija e marinës së Tajlandës fundoset duke lënë shumë marinarë në det të hapur

anija-e-marines-se-tajlandes-fundoset-duke-lene-shume-marinare-ne-det-te-hapur

Një anije detare tajlandeze u përmbys gjatë një stuhie në Gjirin e Tajlandës të dielën mbrëma, duke lënë më shumë se 100 marinarë në det të hapur.

Autoritetet thanë se kishte ende 28 marinarë në ujë të hënën, pasi HTMAS Sukhotai u mbyt.

Nuk raportohet për viktima, por tre anëtarë të ekuipazhit janë në gjendje kritike.

Tre anije detare dhe helikopterë u dërguan për të ndihmuar, por vetëm fregata HTMAS Kraburi arriti pranë anijes përpara se të fundosej. Fregata shpëtoi 78 nga 106 marinarët në bordin e Sukhotait, tha marina.

Ajo ishte ende duke kërkuar 28 ushtarët e tjerë, tre prej të cilëve ishin në gjendje kritike, tha marina.

Është e paqartë nëse ata janë gjetur të gjithë. Që nga mëngjesi i së hënës, 28 nga ekuipazhi  prej 106 personave ishin ende “në ujë” – tha marina në një deklaratë.

Autoritetet thanë se kërkimet vazhduan gjatë natës për të gjetur të gjithë ekuipazhin.

Related posts

Evropa mbulohet nga dëbora, rrëzime pemësh, probleme me rrugët dhe energjinë elektrike

admin

Shqetësuese ikja e infermierëve nga Kosova – migrimi vështirë mund të ndalet

admin

Borrell takon Guterres, flasin për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Muhamet Ramadani